KRIMIZGJEDHOR.COM është një databazë e krijuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP për të dokumentuar parregullsitë zgjedhore.
Databaza u krijua në vitin 2017, në prag të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria hyri në zgjedhjet e vitit 2017 me një Kod Penal të ndryshuar, kur të gjitha dënimet për veprat penale që cënojnë zgjedhjet e lira u ashpërsuan pas marrveshjes së 18 Majit 2017 midis PS dhe PD, respektivisht Rama-Basha.
Qëllimi i kësaj databaza online është të dokumentojë incidentet zgjedhore dhe veprat penale të dyshuara që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, sikurse janë të parashikuara në Kreun X të Kodit Penal, të ndryshuar.
INFOCIP synon që përmes kësaj databaze të informojë cilësiht publikun mbi parashikimet ligjore në fuqi dhe penalitetet që parashikohen ndaj atyre që cënojnë vullnetin e lirë të zgjedhësve.
KRIMIZGJEDHOR dhe të dhënat/informacionet që përmban ofrojnë një vëzhgim të pavarur mbi numrin e incidenteve zgjedhore si dhe një vlerësim tematik të posaçëm mbi efikasitetin e hetimeve të tyre nga ana e organit të Prokurorisë.
Objekt i vlerësimit për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021 bëhet edhe vetë SPAK, i cili ka marrë kompetenca të shtuara për të hetuar shitblerjen e votës (neni 328 dhe 328/b I Kodit Penal të ndryshuar.
Për të gjitha së më sipër, KRIMIZGJEDHOR nuk është një portal lajmesh, por një arkivë në të cilën dokumentohet vetëm një kategori e caktuar informacionesh, pikërisht ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me incidentet zgjedhore që marrin një klasifikim penal dhe (mund të) referohen më tej në organin e Prokurorisë/SPAK
***
Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, krijuar që në 22/09/2004, është një institut jo-qeveritar, i tipit think-tank, por me një vokacion të fortë për monitorim dhe advokaci. Misioni i INFOÇIP është të promovojë Transparencën në Vendimmarrje, Qeverisjen e Mirë dhe Sundimin e Ligjit. Monitorimi i integritetit të zgjedhjeve është një ndër kapitujt e rëndesishëm të INFOCIP
INFOÇI është organizatë bashkëthemeluese e Dhomës së Situatës Zgjedhore në vitin 2015. Dhoma solli për herë në një platformë të vetme, aktorët kryesorë vendas të angazhuar drejtpërsëdrejti ose indirekt me proceset zgjedhore.
Dhoma Zgjedhore shërbeu ai një hub koordinimi per përfaqësuesit e shoqërisë civile gjatë periudhës së zgjedhjeve për të analizuar informacionin që vjen nga terreni, japin paralajmërime për probleme të mundshme dhe bëjnë rekomandime të menjëhershme për të siguruar besueshmërinë dhe suksesin e procesit zgjedhor.
INFOCIP synon fuqizimin e bashkëpunimit mes aktorëve të shoqërisë civile me fusha të ndryshme ekspertize lidhur me zgjedhjet. INFOCIP mbështetet në përvojën më të mirë të krijuar deri tani nga monitorimi vendas i proceseve zgjedhore.
INFOCIP monitoroi situatën e krimit zgjedhor në Zgjedhjet Parlamentare të mbajtura në 25 Qershor 2017. Raporti monitories i hartuar vlerëson incidencën dhe hetimin nga Prokuroria të veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Këto vepra penale (shkurt: krim zgjedhor) janë parashikuara në Kreun X të Kodit Penal të RSH.