KRIMET ZGJEDHORE- Prokuroria: Regjistruam 31 kallëzime, 6 persona të arrestuar

Në flagrancë janë arrestuar 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

 

TIRANË– Zgjedhjet lokale të ’14 Majit’ nuk ishin aspak të qeta e këtë e tregon edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme i cili ka bërë bilancin për krimet zgjedhore. Kështu, sipas Prokurorisë janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

Po ashtu, sipas Prokurorisë janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale, prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4  në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria bën të ditur se është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

Në flagrancë janë arrestuar 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

NJOFTIMI ZYRTAR I PROKURORISË, (HAPE TE PLOTE NGA FAQJA ZYRTARE):

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

•           Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

•           Janë regjistruar  gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

–          5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

–          4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

–          4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

–          3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

–          3  kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

–          3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

–          2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

–          2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

–          2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

–          1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

–          1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe

–          1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

•           Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4  në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

•           Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

•           Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

•           I është atribuar vepra penale 25 personave.

•           Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

•           Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

•           Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>