Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të hetuar skemën e manipulimit të zgjedhjeve të mbajtura një vit më parë në Durrës. Drejtuesi politik për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka shpjeguar se opozita ka gjetur se në procesin e 6 marsit, numri i personave që kanë votuar pa shenjën e gishtit është 75% më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2021.
Sipas Oerd Bylykbashit, “rezulton se një numër i madh i emigrantëve të ketë votuar më 6 mars 2022 në Durrës, edhe pse nuk përbën sezon pushimesh. Verifikimet në terren e një numri rastesh ka prodhuar indicie se persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë në Shqipëri më datë 6 mars 2022 kur opozita kishte vetëm një komisioner në qendrat e votimit.”
Sipas Bylykbashit, “po bëhen përpjekje të sabotohet funksionimi i sistemit të identifikimit elektronik dhe biometrik i identifikimit të zgjedhësve nëpërmjet presioni, urdhrash politikë të jashtëligjshme apo korruptimi mbi operatorët teknikë të sistemit dhe ata të mos paraqiten në detyrë më 14 maj.”
Deri ne date 11 maj 2023 , opozita ka dërguar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve 25 padi për krime zgjedhore, dhe blerje votash.
Hape lajmin në Youtube, marrë nga Vizion PLUS