Dënohet me 1 vit burg kandidati për deputet, u filmua duke dhënë lekë për votën

GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg për kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e 25-prillit, Etjon Joka, i cili akuzohet se dha para për të blerë vota për forcën politike që përfaqësonte.

Ndërkohë me 1 vit burg është dënuar edhe Edison Babo, militant i LSI-së, i cili doli në përgjime se mori para nga kandidati i LSI, Etjon Joka për votat. Edison Babo u gjykua për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe Etjon Joka, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Kandidat i LSI, i renditur i 12 në listën e Tiranës, Etion Joka doli nga përgjimet teksa diskutonte me qytetarin dhe kuptohej se ky i fundit kishte siguruar rreth 100 vota, ndërsa nusja e tij që kuptohet se punon në call center i ka siguruar 12 vota.

Qytetari: Edhe nusja i ka gjetur 12 veta te call centeri. Rrofsh o vëlla shumë faleminderit.

Etion Joka: Çfarë faleminderit thua o vëlla unë nuk po të bëj nder. Edhe sa bëhen në total ?

Qytetari: Besoj se te 100 bëhen!

Ndërsa një tjetër video, tregonte se si Edison Babo, person i angazhuar me LSI, degjohet teksa premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi me herë dënimin me 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ky i fundit u filmua me nje kamera te fshehte ndërsa jepte para në këmbim të votave.

Po ashtu, një vit burg u kërkua nga SPAK edhe për Elis Babon, personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i ka dhënë paratë Joka. Ndërkohë, vetë ish-kandidati për deputet, përmes avoktatit të tij deklaroi se gjithçka ka qene e stisur nga kundërshtarët e tij politikë si Alqi Bllako, i cili është arrestuar për inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtarët e Jokës në zgjedhje.  Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>