INFOÇIP shpalli sot një një konferencë të posaçme për media gjetjet e monitorimit një-vjeçar për hetueshmërinë e krimeve zgjedhore nga organi i akuzës. Në praninë e të gjithave mediave, drejtori i INFOÇIP, Z. Gerti Shella bëri publike gjetjet lidhur me totalin e kallzimeve të depozituara për krime kunder zgjedhjeve si dhe rezultatin e hetimit për procedimet penale të regjistruara. Shkarko ketu permbledhjen Ekzekutive
25 Prill 2021 u mbajtën Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, me mbështetjen e National Democratic Institute, NDI monitoroi në këto zgjedhje incidencën e krimeve zgjedhore të dyshuara të cilat u kallëzuan në organin e akuzës.
Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë dhe mbetet një shqetësim serioz për Shqipërinë. Dyshimi konstant mes aktorëve politikë se procesi i votimit mund të trukohet ka diktuar vazhdimisht ndryshime të kuadrit ligjor që rregullon zgjedhjet dhe garanton integritetin e tyre. Legjislacioni penal është forcuar së tepërmi dhe krimet zgjedhore ndëshkohen vetëm me burgim në Republikën e Shqipërisë.
në Zgjedhjet e 25 Qershorit 2021 u depozituan në total (22 prokurori rrethesh+SPAK) të paktën 291 njoftime dhe/ose kallzime për vepra penale të dyshuara që cënojnë zgjedhjet. Prej tyre 115 u adresuan në SPAK, kurse 176 në prokuroritë e rretheve (këtu përfshihen edhe 18 kallëzimet e nisuar nga KQZ në Dhjetor 2021). Në 6 raste të tjera është depozituar kallëzim për vepra penale kundër jetës apo kundër personit (pra nuk janë krime kundër zgjedhjeve), por që gjithsesi kanë sfond të pastër zgjedhor[1].
Nga ky total, mund të jenë regjistruar të paktën 140 procedime penale nga organi akuzës (SPAK dhe prokuroritë e zakonshme të marra së bashku). Deri në Janar 2022, kjo shifër ka qenë me tendencë rritje (të paktën me 17 raste plus), pasi prokuroritë e rretheve kishin nën shqyrtim kallzimet e depozituara nga KQZ gjatë muajit Dhjetor 2021[2]. Mund të thuhet se nga totali i kallzimeve të paraqitura për krime zgjedhore në Zgjedhjet e 25 Prillit, pothuajse gjysma e tyre u regjistruan si procedime penale.
Deri në 24 Dhjetor 2021, vetëm një (1) procedim penal i hetuar nga SPAK arriti të gjykohej plotësisht nga gjykata. Personat e akuzuar nga SPAK (2 gjithsej) kanë marrë dënim penal për krime zgjedhore. SPAK konfirmoi gjithashtu në Dhjetor 2021 se edhe një tjetër procedim penal ishte hetuar plotësisht dhe i ishte nisur gjykatës për vendim. Koha e hetimit të dy çështjeve në fjalë konsiderohet e shpejtë.
Prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm nuk raportuan gjatë vitit 2021 për persona të hetuar prej tyre për krime zgjedhore të cilët u dënuan nga gjykata penale. Në njoftimet zyrtare për shtyp mbi tematikën e krimeve zgjedhore (6 gjithsej) të cilat janë afishuar në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, nuk ka të dhëna për persona të dënuar për krime zgjedhore.
Në Raportin Zyrtar për kriminalitetin në vitin 2021, Prokuroria e Përgjithshme i ka kushtuar një hapësirë të vogël statistikës për krimet zgjedhore, pavarësisht se viti në fjalë ishte vit zgjedhor. Në këtë Raporti flitet për 46 persona të dënuar për krime zgjedhore. Kjo shifër gjithsesi merret me rezervë në këtë vlerësim pasi konstatohet inkoherencë në analizë nga shkruesit e raportit.
Shkarko ketu permbledhjen Ekzekutive