Kandidati i LSI, Dhimitraq Lapa dhe shtabi elektoral i PD-së në Sarandë denoncuan me pamje se si Agjencia Shtetërore e Kadastrës po shpërndante certifikata dhe leje legalizimi ditën e shtunë me 24 prill. Kjo ditë i binte të ishte edhe heshtje zgjedhore.
Në videon e publikuar nga vetë denoncuesit u shfaqën eksponentë të opozitës të cilët flisnin me punonjësit e Kadastrës duke iu kërkuar llogari se për çfarë ishin në punë edhe ditën e shtunë. Në një perononcim për mediat lokale Lapa bëri me dije se aty po bëhej një krim dhe se për këtë fakt ai do të bënte kallëzim në SPAK.
Në ato ditë në zonën e Sarandës në fakt u tha se qytetarët janë thirrur për të marrë certifikata për shtëpitë e tyre dhe se atë kohë shpërtheu edhe skandali që do të jepeshin 100 mijë leje legalizimi në vend.
Në prononcim por edhe në kallëzimin e mëvonshëm u mësua se jashtë kamerave punonjësit kishin pranuare se ishin nxjerrë me detyrim në punë.
Kallëzimi i depozitua në prokurori dhe sipas të dhënave mësohet se kjo çështje është ende nën hetim!