Krimet Zgjedhore, prokuroria e Vlorës pushon çështjen e punësimeve në Ujësjellës dhe OSHEE

06/12/2021/Prokuroria e Vlorës ka vendosur të pushojë çështjen që kishte të bënte me kallëzimin e dy avokatëve për punësime nga dy institucione. Bëhej fjalë konkretisht për ujësjellësin dhe për OSHEE. Nga një prononcim që INFOCIP mori nga kallëzuesit bëhet me dije se edhe pse pati shumë perosna të identifikuar si të punësuar prokuroria vendos pas dy muajsh pushimin e çështjes.

Avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Cakrani depozituan në muajin prill në prokurorinë e Vlorës një kallëzim penal për Ujësjellësin dhe OSHEE-në në Vlorë, dy institucione që sipas tyre kishin punësuar njerëz për qëllime elektorale në dy muajt e fundit. Në shkresën e tyre drejtuar prokurorisë ata thanë se punësimet janë bërë me kushtin se familjarët e personave të punësuar do të votojnë forcën politike në pushtet Partinë Socialiste.

Aso kohe në një prononcim për mediat ata treguan një pjesë të padisë: “Kemi rënë në dijeni të faktit se drejtuesit e institucionit të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë, kohët e fundit dhe në vijim deri në momentet e këtij kallëzimi kanë punësuar dhe vazhdon të punësojnë në mënyrë të kundraligjshme individë duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga Kodi i Punës”!

Dy kallëzuesit kërkuan nisjen e një verifikimi për të gjitha pretendimet e ngritura në kallëzim penal, duke bërë kontroll pranë Bankave të Nivelit të Dytë, ku marrin pagën punonjësit e këtyre institucioneve. Ata u shprehen se të tillë persona nuk kanë lidhje fare me Ujësjellës-Kanalizimet në Vlorë apo me OSHE pasi nuk mund ta bëjnë dot atë punë.

Cakrani u shpreh se i kishte marrë informacionet në rrugë konfidenciale dhe se faktet ia kishte paraqitur Prokurorisë së bashku me instruksionet se çfarë duhet të ndjekë për ta çuar çështjen deri në fund. Sipas tij, prokuroria e Vlorës duhet të verifikojë punësimet e tre muajve të fundit duke verifikuar edhe rrogat që iu kalonin këtyre personave në institucionet financiare të nivelit të dytë!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>