03/12/2021/ Në Berat mbrëmjen e 19 prillit një mjet furgon u kap i mbushur me ushqime. Ishin kandidatët e PD-së të cilët lajmëruan policinë dhe porkurorinë e rrethit për të verifikuar mjetin dhe personat të cilët akuzoheshin se po i shpërndanin ushqimet në këmbim të votës për subjektin Partia Socialiste.
Në atë mjet u tha se ishin edhe dy persona, shoferi dhe një zyrtare lokale e cila do të shërbente edhe si anëtare e KZAZ-së së Beratit. Policia dhe prokuroria shkuan në vendin e ngjarjes, mblodhën prova dhe u tha se morën në pyetje të dy të pranishmit.
Sipas të dhënave të asaj kohe u mësua se punonjësit që ishin me mjetin me ushqime i thanë prokurorisë se ato materiale po shpërndaheshin në kuadër të një plani të caktuar nga bashkia per familjet në nevojë dhe të prekura nga pandemia Covid-19.
Prokuroria u tha se e regjistroi çështjen dhe ishte në pritje të ekspertëve të SPAK për të hetuar më tej çështjen. Por INFOCIP ka mësuar se çështja në fjalë pas verifikimeve është vendosur të mos hetohej më tej për shkak se ishte vërtetuar se dy punonjësit e bashkisë nuk ishin në përmbushje të akuzave trë ngritura nga PD por ata po kryenin detyrën që iu ishte caktuar!