Nënkryetari i Pustecit u padit për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, çështja ende pa zgjidhje!

02/12/2021/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se ende nuk ka dhënë një përgjigje për sa i përket kallëzimit që Edmond Spaho pati depozituar në muajin prill kundër nënkryetarit të bashkisë së Pustecit.

Ai e kallëzoi funksionarin lokal se kishte konsumuar dy vepra penale që bazoheshin në nenin 328 dhe 245/1 bashkë me faktet dhe prova konkrete që vërtetonin korrupsionin aktiv në zgjedhje dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave pjesmarrës në zgjedhje!

Ndonëse në kallëzim Spaho kërkoi nisjen e Porcedimit Penal për numrin dy të Bashkisë së Pustecit, bëhet me dije se çështja e tij ende nuk ka një zgjidhje të konkluduar nga ana e Prokurorisë së Posaçme ashtu si edhe dhjetëra raste të tjera kallëzimesh që janë depoziatur në një sërë prokurorishë të vendit për zgjedhjet e 25 prillit!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>