01/12/2021/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se ende nuk ka dhënë një përgjigje për sa i përket kallëzimit që Edmond Spaho pati depozituar në muajin prill kundër dy zyrtarëve lokal të Bashkisë së Korçës.
Ai i kallëzoi dy funksionarët e lartë lokal se kishin konsumuar dy vepra penale që bazoheshin në nenin 328 dhe 245/1 bashkë me faktet dhe prova konkrete ku të kallëzuarit e tij i kishin konsumuar këto dy vepra.
Sipas tij, nga ana objektive vepra penale ishte kryer nëpërmjet veprimeve aktive dhe të kundraligjshme të të paditurve.
Ai i tha SPAK se vepra penale ishte kryer me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçëm blerjen e votës për Partinë Socialiste.
Ndonëse në kallëzim Spaho kësrkoi nisjen e Porcedimit Penal për dy funksionarët e lartë lokal, ende nuk është mësuar fati i kësaj çështjeje nëse ka përfunduar procesi i verifikimit!