01/12/2021/Një prej rasteve më flagrante gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit u shënua në një fshat të Korçës. Aty u bë me dije se u pikasën dhe më pas u ndaluan tri makina të njësisë administrative të Vreshtasit brenda të cilave ishin 7 punonjës të kësaj njësie.
Brenda mjeteve, njerëz të Partisë demokratike thanë se kishte listën e zgjedhësve të fshatit Potgorie, lista e patronazhistë si dhe një listë me emra të shkruara me shkrim dorë po të banorëve të asaj zone.
Nga dalja në media që bëri aso kohe Edmond Spaho, drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, u mësua se në vendin e ngjarjes shkoi edhe policia lokale e cila fillimisht kishte hezituar të ushtropnte kontroll dhe më pas nga këmbëngulja e anëtarëve të PD-së u bë kontrolli i mjetit.
Në fakt poloicia nuk e referoi fare ngjarjen dhe aq më pak listat e personave që u gjenden në mjete. PD të nesërmen e ngjarjes doli në një deklaratë publike duke referuar 7 emra zyrtarësh lokal dhe gjithë skenën me të cilën ishin përballur orëve të vona të 23 prillit, pra vetëm pak çaste para se të niste heshtja zgjedhore.
Sipas të dhënave Spaho e depozitoi kallëzimin e tij në Prokurori por sipas të dhënave zyrtare pas verifikimeve, prokuroria iu ka drejtuar gjykatës me anë të një kërkesë për pushim të kësaj çështjeje që bie në nenin 331/a.
Edhe pse PD dhe kallëzuesi i këtij rasti kishte emra, fakte dhe edhe polici në vendin e ngjarjes, sërish nuk u vërtetua se të pranishmit në ato mjete të kishin shkelur ligjin për zgjedhjet!