01/12/2021/Vazhdon të jetë në proces verifikimi ende padia që Endri Brahimllari, sekretar i Përgjithshëm i LSI bëri për drejtuesit e fushatë selektorale të 25 prillit të partisë Socialiste në Korçë.
Në kallëzimin e tij për shpërdorim detyre dhe përdorim i funskionit publik për veprimtari politike ai i kërkoi SPAK të regjistrnte procedimin penal kundër katër funskionarëve.
Konkretisht bëhej fjalë për drejtuesin politik të PS së Korçës, kreun e Sigurimit Shëndetësor, drejtuesin e OSHEE-së dhe kreun e sigurimeve Shqoërore.
Në objekt padinë që zyrtari i LsI-së depozitoi në SPAK u tha se këta persona të kallëzuar kanë lënë zyrat dhe kishin dalë në fushatë elektorale. Madje jo vetëm ata por kishin nxjerrë edhe të gjithë punonjësit që kishin në varësi të tyre.
Referuar padisë së depozituar në SPAK Brahimllari kërkoi nisjen e procedimit penal në ngarkim të funksionarëve dhe marrjen e tyre si të pandehurpër dy vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 238/a të Kodit Penal të vendit tonë.
Në fakt ende nuk është bërë me dije se deri ku ka shkuar procesi i verifikimit të kësaj padie, por SPAK nuk e ka kthyer për hetime të mëtejshme e Prokurorinë e rrethit këtë kallëzim.