“Krimet zgjedhore”/ Fieri vetëm me dy çështje në hetim!

Janë plot 38 kallëzime penale që janë bërë në qarkun e Fierit në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 6 muaj që nga depozitimet e kallëzimeve në një sërë organesh hetimore të vendit, bëhet me dije se në këtë qark nuk ka shkuar asnjë çështje në gjykatë për gjykim, por janë depozituar 8 kërkesa për pushim.

Ndërkohë prorkuroria e Fierit bëri me dije zyrtarishte se bëhet fjalë për dy kërkesa të përfunduara në gjykim të cilat i kanë pushuar çështjet dhe janë 6 të tjera kërkesa për pushim duke u shqyrtuar në gjykatë.

Ndërkohë në çështjet e tjera mësohet se dy kallëzime, që i përkasin drejtuesit të Bashkisë Roskovec janë bashkuar në një dhe për të cilën vijojnë hetimet, po ashtu edhe për një rast tjetër në rrethin e Fierit.

Në fakt në kallëzimet që ka depozituar Partia Demokratike e qarkut Fier u mësua se ishin të kallëzuar të gjithë kryebashkiakët e qarkut të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre në të gjitha kallëzimet.

INFOCIP sjell të dhëna konkrete në lidhje me punën e secilës prokurori për rastet e shumta të kallëzimeve penale, ku përqindja më e madhe e tyre në fakt ka përfunduar në mosfillim procedimi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>