Gjashtë nga 19 procedimet që ka regjistruar Prokuroria e Lushnjës për të vijuar hetimet mësohet se janë përjashtuar nga veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Sipas të dhënave që janë mbledhur nga INFOCIP mësohet se kjo prokurori i 6 nga kallëzimet e regjistruara për nenin 328 të Kodit Penal i ka regjistruar si procedime për nenin 248 të KP.
Kështu këto kallëzime sipas organit të akuzës janë verifikuar si shpërdorim i detyrës për personat apo institucionet objekt-padie!
Në shkresën zyrtare Prokuroria thekson zyrtarishte së: “Për 6 nga kallëzimet e regjistruara për nenin 328 K.Penal, janë regjistruar procedime penale për nenin 248 K.Penal (që nuk përfshihet në rrethin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve)”.
Ndonëse në këtë rreth u shënuan një sërë akuzash dhe kundërakuzash nga ana e forcave politike, mësohet se në fakt prokuroria ka regjistruar vetëm 19 procedime penale, për pasojë 21 raste të tjera, të cilat INFOCIP i ka të dokumentuara si kallzime nuk janë regjistruar fare për nisje procedimi penal siç parashikohet në kreun X të Kodit Penal!
Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane!