3 Tetor 2021 – Qendra për Çështjet e Informimit Pubik, INFOÇIP po ndjek ecurinë e hetimit të krimeve te dyshuara, te cilat janë duke u hetuar nga prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe nga SPAK.
INFOÇIP ka komunikuar përmes monitoruesve të vet me Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Berat për të disponuar të dhënat më të fundit mbi incidencën e krimeve zgjedhore të dyshuara sa i takon periudhës së Zgjedhjeve për Kuvendin, të mbajtuara në datë 25 Prill 2021.
Sipas informacioneve të nisura në rrugë zyrtare nga Prokuroria Berat, rezulton se deri në datë 3 Tetor 2021, janë depozituar tre kallzime për krime zgjedhore. Sa i takon ecurisë së hetimeve mbi këto tre çështje, Prokuroria e Beratit konformoi për INFOCIP sa më poshtë:
1.Për njërën nga çështjet është bërë kërkesë për pushim nga vetë Prokuroria. Kallëzues në çwshtjen në fjalë ështe subjekti zgjedhor Partia Demokratike. Aktualisht rasti është duke u shqyrtuar në gjykatë.
2. Prokuroria e Beratit ka vendosur mos-fillimin për kallzim/çështje penale e cila ka ardhur për kompetencë nga SPAK. Çwshtja në fjalë referon nenin 328/a të Kodit Penal dhe për të është vendos mosfillim nga Prokuroria e Beratit.
3.Në lidhje me një referim të bërë nga policia për një të mitur që ka gjuajtur me gurë një qendër zgjedhore është vendosur pushimi i çështjes.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë zyrtare nga INFOCIP, Qarku Berat po shkon drejt eleminimit të plotë të “ngarkesës” hetimore sa i takon krimeve zgjedhore të dyshuara që u referuan në organin e Prokurorisw, konform parashikimeve te Kreut X të Kodit Penal.
INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.
Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu
Faqja për Qarkun Zgjedhor Berat, me të gjitha informacionet e monitoruara nga INFOCIP gjatë dhe pas Zgjedhjeve të 25 Prillit, mund të hapet direkt duke klikuar këtë link.