Prokuroria Vlorë për Krimet Zgjedhore: 5 procedime penale të regjistruara nga 8 referime gjithsej

Vlorë, 2 Nentor 2021 – Prokuroria e Vlorës ka bërë me dije për Qendrën Për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP se ajo ka administruar një total prej 8 referimesh për vepra penale të dyshuara si krime zgjedhore. Pas vlerësimit paraprak, janë regjistruar 5 procedime penale gjithsej për kallzime që lidhen me zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Sipas të dhënave që i janë vënë në dispozicion përmes rrugëve operative monitoruesve të INFOÇIP, Prokuroria e Vlorës ka vendosur mos-fillimin për 3 nga procedimet penale të regjistruara prej saj.

Një nga procedimet penale është hetuar plotësisht dhe materialet i kanë kaluar për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Vlorë. Nuk bëhet i ditur numri i personave të pandehur në këtë rast, por INFOCIP po mbledh dhe po kryqëzon informacion për identifikimin e plotë të rastit që i ka kaluar tashmë gjyqit për vendimarrje të mëtejshme.

Po ashtu, INFOCIP ka disponuar në rrugë zyrtare informacionin se Prokuroria Vlorë ka pushuar me vendim të saj një nga 5 procedimet penale të regjistruara fillimisht prej saj.

Aktualisht, Prokuroria Vlorë ka ende në proces hetimor 3 nga 5 procedimet e regjistruara prej saj për krime zgjedhore të dyshuara në periudhën që përkon me zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të mbajtura në dt 25 Prill 2021.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>