Tiranë, 2 nëntor 2021 – Në vijim të komunikimit me publikun, Prokuroria e Pergjithshme ka perditesuar informacionin lidhur me situaten e hetimeve te krimeve zgjedhore. Ne faqen zyrtare te organit te akuzës jane pasqyruar te dhenat mbi veprat penale ne fushen e zgjedhjeve, te cilat jane depozituar per hetim apo shqyrtim ne periudhen zgjedhore te zgjehdjeve te fundit per Kuvendin e Shqipërisë.
Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve rezulton se ne te gjitha prokuroritë e rretheveve janë regjistruar per procedimin penal për 82 njoftime për vepra penale te dyshuara në lidhje me zgjedhjet. Nga ky total, 2 procedime janë rregjistruar kryesisht.
Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat penale të mësipërme. Janë arrestuar në flagrancë 4 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 3 persona dhe është pranuar kërkesa për 2 persona.
Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë gjithsej 158 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve prej të cilave, 91 drejtpërdrejt në prokurori. Nga këto të fundit 70 njoftime përbëjnë kallëzime të subjekteve politike/kandidatëve drejtpërdrejt në prokurori, 3 njoftime të shtetasve në prokurori dhe 18 njoftime të institucioneve shtetërore në prokurori.
Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar me vendim pushimi 20 çështje me 2 persona ne hetim. Janë pezulluar 3 çështje dhe janë në gjykim 4 cështje me 4 persona.
Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 13 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 34 njoftime.
Hap Njoftimin nga faqja zyrtare e Prokurorise