Gjirokastër, 18 Tetor 2021 – Prokuroria Gjirokastër ka vënë në dispozicion të dhënat statistikore mbi incidencën e kallzimeve për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, të kallzuara apo të referuara për periudhën në të cilën u mbajtën Zgjedhjet për Kuvendin (25 Prill 2021).
Nga të dhënat e disponuara nga INFOCIP në rrugë operative, rezulton se në Prokurorinë e Gjirokastrës janë depozituar 16 raste si krime te dyshuara zgjedhore.
Sipas evidencës, Në Prokurorinë Gjirokastër rezultojnë të jenë depozituar 16 kallzime për vepra të dyshuara penale në fushën e zgjedhjeve. Prej tyre, 9 janë kallzime në prokurori nga subjekte politike, një (1) është kallzime nga një institucion shtetëror kurse një (1) kallzim është depozituar nga një shtetas. Sipas regjistrit, ka edhe katër (4) referime të Policise Gjyqësore. Po ashtu, një (1) kallzim ka ardhur me transferim nga një prokurori tjetër e juridiksionit të zakonshëm.
Nga kallzimet qe jane paraqitur direkt ne Prokurori, nëntë (9) janë depozituar nga subjekte zgjedhore, një (1) nga institucion shtetëror dhe një (1) nga një shtetas.
Policia Gjyqësore ka bërë dy referime rasti në Prokurori, të cilat janë denoncime prej saj nga dy qytetarë/shtetas.
Rreth 8 kallzime penale nga ato të përmenduar më sipër janë në referim të nenit 248 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës në lidhje me aktet ligjore për zgjedhësit”. Po ashtu nga evidencat e kësaj prokurorie mësohet se 7 prej kallëzimeve që bien në parashikimet e nenit 248 të KP i janë përcjellë për kompetencë SPAK.
Në totalin e kallzimeve janë edhe dy (2) të cilat referojnë në nenin 328 të Kodit Penal “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Njëri nga këta dy kallzime i është dërguar për kompetencë SPAK.
Nuk rezulton të jëtë asnëj çështje të nisur kryesisht nga vetë Prokuroria Gjirokastër mbi vepra penale të dyshuara në fushën e zgjedhjeve.
Deri në momentin e rakordimit të këtyre evidencave nga INFOÇIP, rezultojnë të jenë pushuar dy procedime; që të dyja janë kallzimë që referojnë nenin 248 të Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës në lidhje me aktet ligjore për zgjedhësit”.
Nga evidencat e disponuara, nuk rezulton të këtë hetime penale të përfunduara për ndonjë procedim penal që është regjistruar në Prokurorinë Gjirokastër. Nuk ka ende persona të cilët t’i jenë dërguar gjyqit si të akuzuar për vepra penale që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemit demokratik të votimit.
Hap këtu evidencën e plotë në excel