21 Qershor 2021 / Mbyllet gjykimi i një prej fraksioneve të dosjes “339” në Durrës që ka të bëjë me krimet elektorale gjatë zgjedhjeve të 2017-ës në zonën e Shijakut. Gjykata e Durrësit ka mbyllur gjykimin për dosjen 339, duke dënuar 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2017. 21 komisionerët akuzohen për krime zgjedhore dhe me pranimin e fajit nga ana e tyre kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke ulur dënimin me 1/3. Ky perben edhe rastin e pare dhe te vetem nga krimet e dyshuara zgjedhore te vitit te 2017, te cilat jane ndeshkuar nga nje gjykate shqiptare.
21 komisionerët të PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie, 11 nga komisionarët janë në burg dhe 3 po hetohen në masën ‘detyrim paraqitje’. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.
Shpëtim Marku dënohet me 2.6 vite burg por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.
Redi Hysa dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.
Indrit Bici dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.
Orkida Lala dënohet me 1.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1 vit burg.
Jakup Bregu dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.
Qemal Domi dënohet me 1.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1 vit burg.
Amarild Zeza dënohet me 4.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 3 vite burg.
Të gjithë të tjerët që janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar.
Përveç dënimit me burg Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë edhe me heqjen e të drejtës se ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet për 21 komisionerët.
Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet ne vitin 2020, në qendrën e votimi në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve. I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.
I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.
Krimet elektorale në zgjedhjet e vitit 2017, është një prej fraksioneve të “Dosjes 339” e cila u bë e njohur pasi një sërë përgjimesh që brenda saj lidhën funksionarë të lartë të Partisë Socialiste me një grup të dyshuar për trafik narkotikësh, të përfshirë në fushatën elektorale dhe blerje e frikësim votuesish.
Ai bazohet mbi procedimin për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, dhe iu dërgua nga SPAK për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit më 6 gusht të vitit 2020. Hetimi zbuloi se komisionerët e qendrave të votimit në fshatrat e Shijakut kishin lejuar votimin nga disa persona në emër të zgjedhësve që ndodheshin jashtë vendit, duke vulosur fletët e votimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Hetimi zbuloi 52 vota të tilla në tre qendra votimi, ndërsa për gjykim u dërguan komisionerët, Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula dhe Qazim Lala, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi. Prokuroria i akuzon ata për “Votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e cila dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.