SPAK dhe Prokuroritë e rretheve i kerkojne KQZ sekuestrim të materialeve zgjedhore. Policia e Tiranës do pamjet e kamerave

Tiranë, 26 Maj 2021 – Prokuroria Speciale SPAK dhe Prokuroritë e rretheve kanë çuar në zyrën e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dy vendime për sekuestrimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Gjithashtu, në KQZ janë depozituar dhe 10 kërkesa për informacion.

Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi ka deklaruar sot se kanë nisur nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës hetimet për rastet e dyshimta të ankimuara për zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi thotë se janë depozituar në KQZ 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan.

Po ashtu komisioneri shkruan se pamjet filmike të procesit të numërimit janë kërkuar edhe nga Policia e Tiranës.

“Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.

Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar….

Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.

Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, shkruan Celibashi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>