Tiranë, 25 Maj 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë ‘moszgjedhshmërinë’ për kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku. Në vendimin e fundit të KQZ-së thuhet:
‘Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumë-emërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë’.
Çeliku nuk ka dorëzuar formularin për dekriminalizimin, duke humbur kështu mandatin. Tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë në bazë të ligjit, kandidatit tjetër të radhës në listë.