Kryeprokurori Çela nis sulmin. Ankesë në ILD për prokurorët e Dibrës. Vonesa në Dosjen 184

Tirane, 21 Maj 2021 – Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen hetimit për tre prokurorë në Dibër. Me anë të një shkrese zyrtare, Çela kërkon hetim për procedurat e ushtrimit të detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe kolegen e saj, Xhoana Mehmetaj.  Po ashtu kërkohet që pjesë e hetimeve të jetë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojkun, për mënyrën në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në institucionin që ai drejton. Çela shkruan se veprimet e tyre mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

NJOFTIMI I PLOTE I PROKURORISE SE PERGJITHSHME

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 21.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale. Pjesë e këtij inspektimi kërkohet të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.”

Dosja 184

Prokurorët Rifat Kojku dhe Belinda Zeneli kanë hetuar atë që njihet edhe si “Dosja 184”. Të pandehur në këtë çështje per Krime të dyshuara zgjedhore u morën 4 persona; Robert Aga, ish-shefi policisë në vitin 2016; Drini Gjeci, ish-kreu arsimit; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti. Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Pavarësish se një procedim penal u hap për 11 persona, për pjesen me te madhe prej tyre u pushua hetimi. Vetëm 4 prej personave te hetuar i jane derguar gjyqit. konretisht shtetasit

-Robert Aga, në atë kohë me detyrë Shef i komisariatit të Policisë Dibër, duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Drini Gjeci, në atë kohë me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore Rajonale Dibër, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve” kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 329/3, të Kodit Penal.
-Hasan Hoti, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Lurë, Dibër, për kryerjen e veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve” kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.
-Nuri Meda, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Tomin, Dibër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Deri tani janë zhvilluar dy seanca gjykimi, të cilat kanë pësuar edhe shtyrje per arsye procedurale.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>