19 maj 2021 – Zgjedhjet në Gjirokastër mbeten të vlefshme. Kështu vendosi sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me shumicë votash të anëtarëve. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kandidati i pavaruar Kreshnik Merxhani kishin kërkuar që zgjedhjet në këtë qark të shpalleshin të pavlefshme.
Sipas PD në këtë qark u ndërtua një skemë kriminale për të manipuluar votën, LSI u paraqit me ankesa për moslejimin e votës së emirgrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ndërsa kandidati i pavarur Merxhani pretendonte, me video të publikuara, se votat janë manipuluar nga komisionerë dhe numërues me shënime.
Palët janë shprehur se kanë paraqitur prova të mjaftueshme për t’i shpallur zgjedhjet në Gjirokastër në pavlefshme. KAS nuk i pranoi ankimimet dhe tashmë palët kanë pesë ditë kohë që ta ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor ku edhe do të vendoset nëse vendimi i KAS do të mbetet në fuqi apo jo. Shkalla e fundit e ankimimit në këtë rast është Gjykata Kushtetuese!