Zgjedhjet e 25 Prillit, PD kërkesë për informacion në 100 institucione shtetërore

19 Maj 2021 – Partia Demokratike iu ka kërkuar informacion 100 institucioneve shtetërore, në lidhje me atë që selia blu e cilëson “masakra zgjedhore e 25 prillit”. Kjo kërkesë e PD vjen pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione.

Referuar burimeve pranë selisë së PD, mësohet se demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër mua para zgjedhjeve. Sipas burimeve, PD pretendon se po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër institucionet që PD u ka kërkuar informacione janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura nga ministritë, Agjencitë Shtetërore, Postës Shqiptare, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë, etj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>