18 maj 2018/Kandidati i LSI i cili garoi në zgjedhjet e 25 prillit si i pari në listën e partisë për qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka publikuar ditën e sotme fakte të rënda të manipulimit të votave të dala nga hapja e kutive që u krye në KAS.
“Perla e radhës nga QV 3445. Kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakrën e procesit. Në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra!
Në procesverbalin e mbylljes së votimit, raportohen 700 fletë votimi!
Ndërkohë që raportohen 310 votues dhe fletë votimi 314.
A keni akoma dyshime?!” denoncoi Çela në një reagim në llogarinë tij në Facebook