18 maj 2021/ Sërish KAS refuzon PD për prova shtesë. Sot nuk kanë pranuar PD-në po i kanë dhënë dakordësinë LSI-së për të bërë diçka të tillë. Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për ankimimet e Vlorës.
Kështu KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike, lidhur me ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Vlorës.
Gjithashtu, raportohet se KAS ka pranuar kërkesën e LSI lidhur me informacionet se sa pajisje PEI kanë funksionuar në Qarkun e Vlorës.
Kështu, me kërkesën e dy anëtarëve të LSI, do të kërkohet dhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI për Vlorën. Ndërkohë, mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme.
;