Parregullsitë në Berat, Petrit Vasili akuza ndaj KQZ  

17 maj 2021/Ka vijuar reagimi për parregullsitë në votimet e 25 prillit. Pas fakteve të dala nga kutitë e Beratit ka reaguar edhe Petrit Vasili, numri 2 i LSI-së, i cili ka theksuar se KQZ futi duart në kutitë e votimeve!

Hapja e kutive të Beratit i nxjerr bojën totalisht masakrës zgjedhore të 25 prillit. Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë. 19 persona kanë votuar 53 herë, kjo është konstatuar vetëm ne disa kuti te hapura te Beratit.

Skandal, KQZ fut duart në kutitë e materialeve zgjedhore. Fut nga jashtë materiale që nuk janë në kutinë e materiale zgjedhore. Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numëruesit socialistë, dhe nga hapja e sotme e kutive, që nuk ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore, është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithë procesin.

Në kutitë e materialeve që u hapën nga vetë KQZ-ja, shënohet qartë që mungojnë raporti dhe kuponët PEI, ndërkohë nga persona të KQZ janë futur në listën e materialeve dokumente të cilat nuk ndodheshin në kuti duke shkatërruar totalisht procesin. Masakrën zgjedhore nuk e mbulon dot më askush. Denoncimi dhe çmontimi i masakrës zgjedhore mafioze mision i shenjtë dhe pa kthim.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>