Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso në një deklaratë për medien u shpreh se KAS ka vendosur të mos marrë prova shtesë të kërkuara nga PD lidhur me parregullsitë e zgjedhjeve.
Zoti Kaso shprehet se të gjitha pretendimet e PD janë të faktuara dhe të gjitha provat janë depozituar në KAS, por ende po refuzohet të hidhet dritë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit.
“KAS vendosi mos marrë prova shtesë të kërkuara nga PD. PD i është drejtuar insitucioneve për t’i kërkuar këto prova, por provat të cilat demaskojnë sjelljet e paligjshme dhe tërësisht të vënë në shërbim të partisë në pushtet, sigurisht ato nuk janë vënë dhe nuk do t’i vihen në dispozicion opozitës.
Detyrimi është që provat t’i vihen në dispozicion procesit ankimor në kuadër të një bashkëveprmi institucional.
Pritshmëria e shqiptarëve është që të marrin vesh dhe të kenë të qartë se çfarë ka ndodhur në 25 prill, proces i cili është shënuar nga parregullësi të shumta mbi të cilat ende sot refuzohet të hidhet dritë.
PD ka paraqitur një numër të madh provash por ajo nuk është institucion ligj-zbatues dhe në këtë mënyrë pret që të bëhet dritë dhe të administrohen ët gjitha privat që nuk janë në disponibilitetin tonë. PD gjithçka që ka pretenduar e ka të provuar dhe provat që disponon i ka të depozituara në KAS, një pjesë e të cilave janë bërë publike”!