Lulzim Basha nga Fieri rendit pretendime për vjedhje të zgjedhjeve dhe numëron kallzimet penale!

15 Maj 2021 – Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me demokratët në Fier. Në fjalën e tij, zoti Basha tha se për herë të parë socialistë dhe demokratë janë në një mendje se vullneti i shqiptarëve është tjetërsuar më 25 prill. (Fjala e plotë u trasmetua live në FB). 

“Për herë të parë demokratë e socialistë janë në një njëjtën mendje, vullneti i shqiptarëve më 25 prill u tjetërsua përmes vjedhjes.  Kreu i PD, Basha u shpreh se 25 prilli ishte një masakër elektorale dhe si e tillë rezultati i zgjedhjeve nuk do të njihet nga demokratët.

Pjesa nga deklarata e Bashës

“Besoj e keni ndjekur! Refuzojnë t’i kërkojnë kadastrës tapitë që kanë ndarë sepse krahasimi qark për qark dhe në nivel kombëtar, i nxjerr haptas dhe në mënyrë flagrante në shkelje kriminale të Kodit Zgjedhor. Refuzojnë të bëjnë të njëjtën gjë me çertifikatat e legalizimit, me sigurimet shoqërore dhe punësimet e paligjshme dhe kriminale në çdo institucion qendror, lokal dhe në kompanitë publike në fushatë.

Refuzojnë të sjellin informacionet e policisë që janë bërë maune me dokumenta, me kallëzime, me prova të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të krerëve politikë të Partisë Socialiste me krerët e krimit të organizuar apo të shërbimit informativ ku ka orë të tëra përgjimesh të ministrave të Ramës, duke shkelur ligjin, që do të mjaftonin për t’ju vënë prangat dhe për t’i çuar tani si të pandehur para drejtësisë.

Nuk mjaftojnë thirrjet për sy e faqe që krimet zgjedhore të zbardhen me transparencë e me shpejtësi. Të gjithë shqiptarët e dinë që 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite. Nuk mjafton ndëshkimi i tyre, gjëja e vjedhur duhet t’i kthehet të zotit. Nuk na kanë vjedhur ne, kanë vjedhur shqiptarët, ndaj e vetmja rrugë përpara është që shqiptarëve t’ju kthehet një orë e më parë vullneti i tyre i lirë.”

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>