Krimet e dyshuara zgjedhore, debate në KAS për refuzim provash nga Prokuroria

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) u mblodh sot paradite për shqyrtimin e kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, ku kërkohet pavlefshmëria për këtë qark.

Avokatët e partive të opozitës kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet e shumta që kanë me procesin zgjedhor në këtë zonë elektorale.

Gjatë diskutimeve, debatet kanë qenë të ashpra sidomos mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në debat me anëtarin Ilir Rusmalin, i cili shtruar pyetjen se përse KAS nuk pranon prova të krimeve elektorale nga prokuroritë e rretheve.

Pjesë nga debati

Marash Logu: PD mendon që është shumë e qartë në qëndrimet e saj.

Ilir Rusmali: Mund të na thoni në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?

Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Ne kemi denoncuar raste të shumta të blerjes së votave.

Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë.

Marash Logu: Kjo është arsyeja që ne i sjellim këto kallëzime që i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK me siguri ka kryer hetime dhe ne ju kërkojmë vazhdimisht ju që merrni informacion nga prokuroritë. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?

Ilir Rusmali: Këtë nuk e dini ju.

Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Nuk bëjmë ne kallëzime të rrema. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?

Ilir Rusmali: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa. Ke dhënë dy përgjigje. Për mua janë të dyja të mjaftueshme.

Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion. Kjo është bërë për të lehtësuar punën e KQZ. Ne kemi kërkuar që të merren informacione zyrtare nga institucioni shtetëror. Kuantifikimi që ju kërkoni mund të dalë nëse ju pranoni të administroni prova nga PD!

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>