Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pas një mbledhje të gjatë dhe debatesh me përfaqësuesit ligjorë të PD dhe LSI, kërkoi këtë të premte më tepër kohë për shqyrtimin e provave të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat.
KAS gjithashtu njoftoi se po vlerëson mundësinë e sigurimit të provave shtesë, të cilat i cilëson si “të domosdoshme për të vlerësuar drejt kërkesat e subjekteve ankuese”. Vendimi, do të merret ditën e shtunë, më datë 15 maj në orën 10.00, pas administrimit të provave.
Gjatë seancës së ditës së sotme pati një referim të plotë nga ana e përfaqësuesit të Partisë Demokratike i cili denoncoi me emra personat që sipas tij akën dnërhyrë në zgjedhje!