Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar mos-veprimin e SPAK ndaj kallzimeve te bere per krime te dyshuara elektorale. Ai analizoj në “Real Story” në News24 edhe gjitha reformat që bërë PS e drejtuar nga edi Rama, te cilat sipas tij kanë qenë në funksion të rritjes së pushtetit për të kapur vota dhe drejtësia për t’u ruajtur nga gjërat që bën vetë të paligjshme.
“Ka disa probleme që kanë sjellë deformim të votës. Aty kishte një problem shumë të madh që njerëzit përcaktoheshin ata që ishin të pavendosurit, ata që ishin të pasigurt, kështu që ata kanë bërë një lloj…inxhinieria është fokusuar aty dhe tek zonat. Ka pasur komente të shumta. Të gjitha këto e para janë shkelje ligjore, e dyta janë mekanizmi i veprimit. Gjithë këta patronazhistë, diku me lekë, diku me presion, diku me punësim, diku me kushërinj, kanë deformuar votën e njerëzve, kanë ndikuar. Këta amerikanët që vijnë ne na gjykojnë, e keni parë çfarë është bërë në Amerikë nga PD, për shkak se Putin na ka ndikuar në zgjedhje për të fituar Trump, jo me lekë, por nëpërmjet ‘Facebook’, internetit, me të gjithë ato mënyra që në mënyrë të përcaktuar qartë kanë ndikuar tek një pjesë e elektoratit.
“Këtu tek ne, agjencitë e pavarura të tonat, prokuroritë në këtë rast duhet të vinin alarmin se çfarë bëhet me këto lloj gjërash. Nuk kanë bërë asgjë. Mendoj që drejtësia këtu është e kapur. Drejtësia do vendosë si rëndomtë. SPAK nuk veproi asnjë moment për këto 50 kallëzime. Kur erdhi puna për Lapsin, para zgjedhjeve e kërkoi Lapsin t’i merrte serverin, kur erdhi puna për të hetuar ata të e-Albanias, kam një mik në Austri që tha kjo vetëm nga e-Albania ka ardhur sepse aplikova dhe vetëm ata e kishin numrin tim. Boll një provë e tillë për të hapur një proces. Ajo që më shqetëson përtej këtyre detajeve është projekti i kësaj partie për të kapur të gjitha institucionet në vend të demokratizimit. Mendoj që të gjitha reformat që ka bërë Edi Rama, dhe administrativja ka qenë në funksion të rritjes së pushtetit për të kapur vota dhe drejtësia për t’u ruajtur nga gjërat që bën vetë të paligjshme. Të gjitha këto janë një projekt i rrezikshëm”, deklaroi Lubonja.