Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, ka dorëzuar në Komisionin Qendror e Zgjedhjeve dhe Komisionin e Ankesave, në lidhje me problemet për zgjedhjet në qarkun e Tiranës disa kërkesa që sipas tyre janë prova.
Në një dalje publike u bë me dije se sipas Abazit, ky formular është shoqëruar edhe me prova të ndara në 6 Anekse, ku janë të parashtuara të gjitha provat kontestuese.
Prej dy ditësh tre kandidatët e Vetvendosjes po bëjnë depozitime videosh ku shihen qartë abuzime me numërimin.
Ata kërkuan që të konsiderohen të pavlefshme zgjedhjet në tre qarqe, Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme vunë në dispozicion të opinionit publik edhe dy video ku shiheshin numëruesit teksa bënin të pavlefshme votat e Partisë Demokratike!
Megjithatë do të jetë KAS që do të vendosë nëse i njeh këto prova të vëna në dispozicion nga Abazi!