Edhe Endri Shabani i Nisma Thurrje sugjeron heqjen e të drejtës së votës për ata që e shesin!

Endri Shabani ka folur mbi procesin e vjedhjes së votës duke tentuiar të japë edhe një zgjidhje që në fakt është hedhur edhe më parë si ide në tregun mediatik.

I ftuar në emisionin Tempora të moderatores Sonila Meço ai ka kërkuar publikisht se si dilet nga kjo situatë ku shtetasit të mos blihen dhe as të mos shiten më.

Ai ka vënë theksin pikërisht të heqja e të drejtës për të votuar e kujtdo që e cënon lirinë e zgjedhjes dhe të zgjedhësit duke risjellë edhe njëherë idenë e hedhur nga Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella mbi një masë drastike ndaj kujtdo që e prek votën apo ndërhyn në proces.

Gjithashtu ai ka kërkuar që shqiptarët e diasporës tu jepet e drejta për të votuar sepse ata nuk manipulohen lehte!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>