Krimet zgjedhore/Kryeprokurori Çela iu bën thirrje prokurorive për hetime të plota dhe transparente!

12 Maj 2021 – Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në një dalje për mediat pas takimit që ka zhvilluar në Prokurorinë e Durrësit, shprehet se në lidhje me krimet zgjedhore kanë kërkuar hetime të shpejta dhe transparente.

Ai tha se i janë drejtuar prokurorive të rretheve gjyqësore për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”. Shefi i akuzës, Çela shprehet, se drejtësia do merret dhe çështje të tjera që lidhen me pastrimin e parave apo me zbatimin e ligjit antimafia.

“Është pjesë e një seri takimesh që do zhvillojmë në disa prokurori, që në fokus do të jenë hetimet për krimet zgjedhore ndërkohë që do të trajtojmë edhe disa çështje të tjera që lidhen me pastrimin e parave apo me zbatimin e ligjit antimafia.

Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigj e të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku t jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë.

Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut. Ne jemi drejtuar disa herë prokurorive të rretheve gjyqësore, i është ofruar mbështetja për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>