Kreshnik Merxhani kundër KAS për provat e numërimit: Iu plasëm bombën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në mbledhjen e sotme përpos PD dhe LSI-së rrëzoi edhe kërkesën e kandidatit të Vetëvendosjes për qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani për prova shtesë.

Por ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shkruan se me videot që publikuan ku sipas tyre kishte mjaft shkelje në procesin e numërimit, plasën “bombën”, ndërsa akuzon përfaqësuesit e PS-së në KAS.

“Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste deklaroi sot në seancën dëgjimore të ankesës sonë në KQZ/KAS se pavleshmëria e zgjedhjeve nuk mund marrë parasysh atë çfarë ndodh në procesin e numërimit.

Pra, sipas tij, nuk mund  ta marrim parasysh falsifikimin e vërtetuar me video gjatë procesit të numërimit. I kemi plasur bombën me videot që kemi publikuar dhe tani po spërdridhen” deklaron Kreshnik Merxhani.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>