10 Maj 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar sot me short relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Sipas shortit, relatorë do të jenë Elvin Lako, Elvis Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.
“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46”, tha sekretari i KQZ Ylli Merkaj.
r
Nderkohe, KQZ ka shperndarë me email edhe regjistrin e plote te njoftimeve / ankesave ne KAS (hape ketu).
Relatorët që do të shqyrtojnë ankesat e PD mbi pretendimet per parregulsi ne 9 qarqe. Edhe LSI ka depozituar ankese per parregullsi ne Qarkun Berat. Partite e opiztes kane berë kerkese për përseritje të zgjedheve në 9 qarqe. Relatoret e caktuar per shqyrtimin e ketyre ankseva/pretendimeve janë si më poshtë vijon:
Qarku Vlorë: Elvin Lako
Qarku Durrës: Koli Bele
Qarku Shkodër: Elvin Lako
Qarku Tiranë: Ledio Braho
Qarku Elbasan: Elvin Lako
Qarku Gjirokastër: Koli Bele
Qarku Berat: Ilirjan Rusmali
Qarku Korçë: Elvis Çefa
Qarku Fier: Ilirjan Rusmali