8 Maj 2021 – Prokuroria e Pergjithshme ka shpendare sot nje njoftim te detajuar per mediat mbi shifrat e referimeve per vepra penale te dyshuara qe prekin zgjedhjet e lira dhe cenojne sistemin demokratik te zgjedhjeve.
Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 07.05.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe janë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime për veprat penale te parashikuara nga kreu X i Kodit Penal, të ndryshuar.
Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.
Sipas njoftimit te bere publik, përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore;- 20 referime të policisë gjyqësore dhe – 23 ardhur me transferim nga SPAK.
Shifra pre 82 kallzime penale perkon me te dhenat e referuar nga INFOCIP nje jave me pare, referuar periudhes parazgjedhore. Per me shume, hap ketu raportin e INFOCIP