7 maj 2021/Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Përmes një shkrese, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull.
Kjo padi është e para e këtij lloji në këto zgjedhje që i adresohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kujtojmë se në këtë proces zgjedhor në qarkun e Gjirokastrës për LSI kandidonte Vangjel Tavo, i cili nuk arriti që të merrte dot mandatin e tij.
Në këtë qark Partia Socialiste arriti që të merrte 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat. Pas LSI-së mësohet se një tjetër kërkesë ankimore është regjistruar në KQZ.
Zyrtarisht mësoohet se është depozituar kërkesa ankimore me nr. 32 nga kandidati i koalicionit ABEOK, Tasim Mehmeti.