Gjykata e Apelit detyron SPAK të heqë sekuestron nga “Lapsi.al”

06 maj 2021/ SPAK ka hequr sekuestron për kompjuterat, celularët dhe serverat e “Lapsi.al”, media që nxori databazën e të dhënave personale të rreth 910 zgjedhësve nga qarku i Tiranës. Ka qenë Gjykata e Apelit që ka vendosur në favor të medias online. Çështja ne Apel u percoll nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Ky vendim erdhi edhe pasi vetë SPAK që javë më parë vendosi sekuestron, por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e rrëzoi duke urdhëruar shfuqizim të vendimit.

Para zgjedhjeve të 25 prillit, “Lapsi.al” nxori një databazë të të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarë në Tiranë që më pas mori emrin si ‘skemë patronazhistësh’ dhe hapi një debat kryesisht në politikë. Debati kishte në fokus shkeljen e privatësisë së qytetarëve.

SPAK iu kërkoi dy gazetarëve të njohur Armand Shkullaku dhe Andi Bushati të tregonin burimin nga kishte dalë databaza. Gazetarët refuzuan e për pasojë atëherë Prokuroria Speciale mori përsipër të kërkonte sekuestrimin e kompjuterave të medias online. Por ndërhyrja e Gjykatës Ndërkombëtare bëri të mundur ndalimin e sipërmarrjes për sekuestro!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>