6 Maj 2021 – Nëse në datën 25 prill, në këtë pajisje që shërbente për identifikimin elektronik të zgjedhësve e ke vendosur gishtin dy herë ose më shumë, do të thirresh në Prokurori për t’u marrë në pyetje mbi arsyen dhe rrethanat pse ka ndodhur kjo.
Në pyetje do të merren si zgjedhësit, edhe operatorët e ngarkuar për t’u marrë me këtë pajisje në ditën e votimeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke kryer kryqëzimin e të dhënave dhe shumë shpejt do të ketë një database me të dhënat e personave që e kanë vendosur gishtin më shumë se një herë në pajisjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve.
“Do të kërkojë kohën e duhur që do vetë serveri për të procesuar, një shenjë gishti përplaset me 1.6 milionë shenja gishtash për të verifuikuar nëse ka dublikim apo. Është për herë të parë proces edhe për KQZ dhe nuk mund të themi me saktësi sa kohë do të marrë kjo procedurë”, tha Pelinku.
Referuar edhe denoncimeve dhe videove të shpërndara në rrjetet sociale, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se do të hetohet nëse ka pasur manipulime zgjedhore pasi të kryhet qendërzimi.
“Pas fazës së parë, do bëhet kryqëzimi i të dhënave të të gjithë pajisjeve të shpërndara në territorin e Republikës së Shqipërisë në të gjitha QV e përmes kryqëzimit të të dhënave do shihim nëse do ketë raste të votimit të një zgjedhësi në disa raste në QV të ndryshme apo brenda të njëjtës.
Marr shkas edhe nga këto video që janë transmetuar në rrjete sociale, e kemi thënë disa herë, qëllimi i përdorimit të kësaj pajisje ka qenë të regjistronte gjurmët e gishtit të të gjithë atyre që shkonin për të votuar, ata që për arsye të ndryshme kanë dashur ta provojnë për sport, apo edhe për arsye të tjera të paligjshme, e kanë vendosur disa herë në pajisje gishtin do evidentohen qartësisht e do duhet të japin llogari para organeve kompetente nëse kanë dashur të provojnë makinën apo për qëllime të tjera të paligjshme ata që thonë që pajijsja s’ka funksionuar pajisja ka funksionuar se qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtave që lënë votuesit“, tha Celibashi.
Pyetje: Ata që kanë vënë gishtin dy herë do quhet votë e pavlefshme?
Celibashi: E para duhet të shohim sa është në total numri i atyre personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me numrin total të votuesve apo rezultatin e votimit do ketë vlerësim nga KQZ.
Pyetje: Si do sanksionohen këta persona, e si do bëhet ndarja ta që e kanë bërë për sport apo qëllimisht
Celibashi: Do duhet të japin shpjegime do hetohen e verifikohet.
Se ka pasur raste e shumica e tyre i përket gjurmës së gishtit të operatorëve, operatorët ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar që s’do kishte problem nëse do e vendosnin gishtin disa herë.
Nëse s’do jenë operatorët do jemi para rastit të një aksidenti teknik pa qëllim për të ndikuar në zgjedhje.
Me siguri absolute mund te themi që në rastet kur dikush tjetër përjashto operatorët më shumë se një herë është i detyruar të japë shpjegime në cfarë rrtethanash ka ndodhur kjo gjë.
Pyetje: Keni ide sa është numri i këtyre personave që kanë tentuar dy herë?
Celibashi: Akoma nuk e kemi
Lealba Pelinku: Materiali i përcillet prokurorisë e do jetë prokuroria që do e hetojë e më pas gjykata për të thënë nëse e ka shkelur apo jo operatori apo votuesi kodin zgjedhor, pjesa më e madhe e të dhënave janë hedhur.
Pyetje: Barkodi e identifikon për kë ka votuar një qytetar?
Celibashi: Në mënyrë kategorike jo, për dy arsye, e para pajisja e identifikmit elektronik nuk shënon radhën e votuesve, nuk i radhit votuesit sipas radhës së votimit, e dyta zgjedhja e fletës së votimit për një votues është edhe ajo rastësore, askush nuk e di ca numri përmban secili prej blloqeve.
Pyetje: Nëse dikush e ka vendousr për sport apo për ta provuar ata mund të thonë e kemi bërë për sport?
Celibashi: Jo, e kanë kuptuar kështu, ndaj një pjesë janë duke u argëtuar në rrjetet sociale me këtë gjë.
Ne e kemi thënë qartësisht, ti je votues ke detyrimin ta vësh gishtin një herë, pse duhet ta vendosin dy herë?
Pyetje: A do ketë ndikim në rezultatin zgjedhor kjo?
Celibashi: Ne do bëjmë kryeqëimet e të dhënave e aty do shikojmë sa është numri personave dhe rrethanat që këta persona e kanë vendour gishtin më shumë se një herë, ne dimë që në disa raste specifike, operatorët e kanë vendosur më shumë se një herë, duke qenë se në disa raste, aparatura nuk e kanë lexuar shenjën e votuesve.