Raporti paraprak mbi krimin zgjedhor të faktuar gjatë fushatës dhe përgjatë procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka gjetur një pasqyrim të madh në mediat e vendit! Raporti i prezantuar nga drejtuesi ekzekutiv i INFOCIP, z. Gerti Shella u transmetua live në një pjesë të mirë të televizioneve informative, që në fokus kanë dhënien e informacionit në kohë reale.
Shifra dhe fakte, të dokumetuara me shkresa zyrtare dhe njoftime po zyrtare u prezantuan si hap i parë i mbledhjes, dokumentimit dhe transmetimit te publiku i incidenteve të përfshira në veprat penale që parashikohen në kapitullin e ndikimit në zgjedhje.
Pasqyrimi i këtij raporti të gjatë në media bëri që jehona të dëgjohej deri tek mediat ndërkombëtare dhe faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë që janë monitorues të procesit zgjedhor në vendin tonë. Televizionet “Ora News”, “Syri.Net”, “News 24”, “TVSH”, “Top News”, “VOA”, “Fax News” dhe “Euronews” u bënë transmetuese maratonë të konferencës por më pas shfaqen edhe interes të veçantë në lidhje me gjithë mekanizmin se si është operuar pë krijimin e këtij raporti!
Më poshtë paraqesim pamjet e sjella nga ekranet “live” të televizioneve shqiptare që u bënë transmetueset e drejtëpërdrejta të konferencës së organizuar nga INFOCIP!