Meta për kandidatin e kërcënuar me jetë: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

02 Maj 2021/Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me denoncimin e kandidatit për deputet i ADR në Fier, Andi Turhanaj, pasi ky i fundit ditën e sotme ka bërë denoncimin se është kërcënuar me jetë, vetëm se deklaroi se i kanë vjedhur votat në zgjedhje.

Ndërkohë, kreu i shtetit në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, bën thirrje që të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore. “Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore! Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! “- shkruan Meta.

Andi Turhanaj kandidat për deputet i ADR (Aleanca Demokracia e Re) ka kryer kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë në qarkun Fier. Shkak është bërë një kërcënim që ai ka marr pasi ishte shprehur se do t`i shkojë deri në fund zbardhjes së manipulimit të vjedhjes së votave të tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Step 2: Place this code wherever you want the plugin to appear on your page.

Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!
Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! 🇦🇱

Posted by Ilir Meta on Saturday, 1 Maj 2021

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>