27 Prill 2021 – Subjekti zgjerdhor Partia Demokratike ka kërkuar pamjet filmike nga KQZ për të gjitha KZAZ-të. Po ashtu, PD ka kërkuar edhe të dhënat e prodhuara nga pajisja e identifikimit biometrik për votuesit dhe të dhënat e kryqëzuara.
Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ai që e ka dërguar zyrtarisht këtë kërkesë pak minuta më parë në KQZ.
Mediat raportuan nderkohe se KQZ nuk i ka ka këto të dhëna, pasi kryqëzimi i të dhënave nga pajisjet e identifikimit biometrik do të nisin në fundjavë dhe nuk ka persona të trajnuar për këtë proces. Ndërsa USB-të që kanë qenë në KZAZ do të futen në sistem.
Po ashtu, mësohet se edhe prokuroria ka nisur kërkesa drejt KQZ-së për pamjet filmike, nisur nga shumë denoncimi nga partitë politike dhe kandidatët e pavarur.