SPAK pranon kërkesën e Presidentit për hetimin e “vjedhjes së identitetit të shqiptarëve”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoj se një ndër 33 procedimet e regjistruara për hetim i takon kërkesave të njëpasnjëshme të Presidentit të Republikës Ilir Meta për nxjerrjen e të dhënave personale.

SPAK saktësoi se ka regjistruar 1 procedim penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”, parashikuar nga nenet 328 dhe 122 Kodi Penal, raste të depozituara në dy kërkesa të ripërsëritura nga ana e institucionit të Presidencës.

Madje këto kërkesa iu vunë në dispozicion edhe të gjitha organizmave ndërkombëtare dhe aktorëve kryesorë në vend, politik dhe hetimor. Në kërkesa gjendet objekti: Kërkohet nisja e verifikimevce dhe ndjekja me priroritet e fenomentit të vjedhjes së identitetit dhe të dhënave personale të shtetasve shqiptarë!

Shkresat-kërkesa!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar dy shkresa njera pas tjetrës Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Njëra prej tyre i është dërguar për dijeni Sherbimit Informativ Kombëtar, SHISH. Në këto shkresa, respektivisht me nr. protokolli 1376, 1376/1 dhe 1414 Presidenti shpreh shqetësime  serioze lidhur me përdorimin e identitetit të shtetasve shqiptar për shtetas të Maqedonisë.

Lënda e kësaj shkrese specifikohet: Kërkohet nisja e verifikimeve dhe ndjekja me priroritet e fenomentit të vjedhjes së identitetit dhe të dhënave personale të shtetasve shqiptarë!

Kjo shkresë me kërë kërkesë daton 15 prillin e këtij viti dhe sipas shkresës që disponojmë, kërkesat për verifikim dhe ndjekje Presidenti e nis jo vetëm në drejtim të SPAK po edhe të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Këto dy kërkesa që janë të njëjta Presidenti i nis me dijeni edhe të organizmave ndërkombëtare, ambasadës Amerikane dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Ndërsa shkresa tjetër që është nisur në drejtim të SPAK mban datën 20.04.2021 dhe ka si bazë lëndën: Kërkesë e përsëritur për kryerjen e hetimeve proaktive e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>