27 prill, 2021 – RAPORT MONITORIMI ZGJEDHOR – PROKURORIA FIER
Ne Prokurorine Fier nga subjekti Partia Demokratike jane referuar dhe regjistruar fillimisht 12 kallezime penale, per veprat penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve.
-per 5 kallezime eshte vendosur mosfillimi i procedimit penal.
-1 kallezim eshte ne faze verifikimi.
-6 kallezime jane regjistruar procedime penale dhe jane ne fazen e hetimit paraprak.
Nga informacionet e sjella nga monitoruesit e INFOCIP, 5 kallezime jane regjistruar me dt.24.03.2021, 3 kallezime me dt.25.03.2021, 3 kallezime me dt.02.04.2021 dhe 1 kallezim eshte regjistruar me dt.13.04.2021.
Per kater nga procedimet penale te rregjistruara subjektet politike kane kallezuar kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 248, 328, 328/a dhe 329 i K.Penal.
Nga keto, tre procedime jane rregjistruar per veprat penale ta parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a i K.Penal dhe nje procedim eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 328/a i K.Penal.
Per nje procedim te rregjistruar, jane kallezuar veprat penale te parashikuara nga neni 248, 328/a dhe 331/a i K.Penal dhe eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 328/a i K.Penal
Per nje procedim te rregjistruar jane kallezuar per veprat penale e parashikuara nga nenet 248, 328 dhe 329 i K.Penal dhe eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 328/a i K.Penal.
Kallezimet e tjera te bera nga subjekti i mesiperm, per te cilat Prokuroria Fier nuk eshte kompetente ne baze te nenit 75/a te K.Pr.Penale nuk jane regjistruar si kallezime penale ne regjistrin e kallezimeve dhe njoftimeve te veprave penale, por jane derguar administrativisht me shkrese zyrtare Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar Tirane.
***
Nga data 22.04.2021, kur eshte derguar informacioni i pare, deri ne datwn e sotme (27.04.2021) jane regjistruar 5 kallezime te reja, duke e çuar numrin e pergjithshem te kallezimeve në 17.
Kallezimet jane rregjistruar mbi bazen e kallezimeve te derguara nga subjekti Partia Demokratike. Nga keto tre kallezime jane rregjistruar me date 23.04.2021 dhe dy kallezime jane rregjistruar me date 16.04.2021, per veprat penale te parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a.
Nje nga kallezimet e rregjistruara, ka lidhje me materiale te derguara SPAK-ut administrativisht nga ana jone, te cilat po administrativisht jane kthyer prej tyre dhe regjistruar si kallezim, i cili ndodhet ne fazen e verifikimit.
Policia gjyqesore e Komisariatit te Policise Fier, mbi bazen e vendit te ngjarjes ka referuar veprat penale te parashikuara nga nenet 329, 278/4 etj i K.Penal, ne ngarkim te shtetasit M.P, i arrestuar ne flagrance. Ceshtja penale eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 278/4 i K.penal, ndersa eshte vleresuar se nuk ka elemente te veprave penale qe cënojne zgjedhjet e lira dhe demokratike.