Lekbibajt e Tropojës, e vetmja zonë që u raportua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si problematike në nisjen e procesit të votimit, tashmë iu ka kthyre normalitetit!
Ishte vetë kreu i KQZ që njotoi që pas pezullimit për disa orë, ka rifilluar procesi i votimit në Lekbibaj në Tropojë.
Procesi u ndërpre pas një përplasje mes votuesve jashtë qendrës së votimit. Pas verifikimeve rezultoi se nuk ka patur shkatërrim të qendrës së votimit.
Si pasojë e bllokimit u shkaktuan radhë të gjata votuesish, të cilët presin të hedhin votën e tyre.