Kryesuesi i PS në listën e Tropojës Petrit Malaj ka sqaruar në një intervistë për Report Tv se ka pasur një përplasje të fortë në qendrën e votimit në Lekbibaj. Me përfaqësuesin e PS në këtë zonë janë konfliktuar një grup përfaqësuesish të PD të cilët sipas Malajt e kanë marrë dhe e kanë goditur dhunshëm. Më pas Malaj thotë se grupi i PD e ka futur në një dhomë dhe e kanë goditur me sende të forta. Lidhur me rastin PS ka bërë denoncim ndërsa policia vijon zbardhjen e ngjarjes.
“Janë konfliktuar me përfaqësuesin e PS një grup përfaqësuesish të PD e kanë goditur shumë ashpër shumë dhunshëm e kanë marrë e kanë futur në një dhomë e kanë godituar po aty me sende shumë të forta. Është bërë denoncim nga PS, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Kryetari i PS të zonës me kryetarin e PD të zonës”, tha Malaj.
Ndërkaq Malaj shton se i vjen keq që kundërshtarët kanë përdorur argumentin se dhuna është ushtruar pasi sipas tyre po vidhej vota prandaj është ushtruar dhunë.
“Më vjen keq për një gjë që njerëz të forcës politike të djathtë përdorin argumente nga më banale se po tëntohej të blihej vota nëse ka mbetur petrit malaj të blejë votën e mori lumi këtë vend. Ska për të ndodhur kurrë. Malaj është një qytetar me rrogë shteti dhe jo biznesmen. Cfarë vështirësish s’kam fare vështirësi sepse kam bërë një fushatë model sa i takon qytetarisë që se ka pasur Tropojanë këto vite. Nga ana ime dhe e PS do jetë në nivelin e duhur plotë qytetari dhe dinjitet. Mua s’më shkojnë në mendje ato gjëra që mund tu shkojnë të tjerëve”, shtoi ai.