Sekretari i qendrën e votimit 3826 në Maliq, Edomod Vinçani ka zbardhur sherrin e dhunshëm që ndodhi sot në fshatin Vashmi, ku burrë e grua u rrahën nga vëzhguesi i PD-së.
Sipas sekretarit, çifti Avdalli ka tentuar që të votojë familjarisht dhe ndaj ka patur ndërhyrje nga ana e vëzhguesve të opozitës.
“Në qendrën e votimit 3826, erdhën disa familjarë që të votonin familjarisht. Vëzhguesi i PD se lejoi dhe iu tha; se lejon ligi që të votoni familjarisht. Ata protestuan me dhunë dhe thanë; duam të votojmë. Më pas erdhi dhe i biri. Nisën të ziheshin.
Më pas në korridor ata janë goditur. Ne s’e pamë mirë. Dëgjova që thanë se janë zënë fizikisht. Ata nuk dhanë arsye për të moshuarën se nuk shikonte apo jo. Donin të votoni bashkë.”, -tha sekretari.
Ende nuk dihet se çfarë masash do merren nga policia dhe prokuroria e rrethit për këtë rast. Pritet që të merren në pyetje palët, pasi mund të ndiqen penalisht edhe dy votuesit!