Granit Sulko u arrestua sot në flagrancë nga policia për veprën penale “Shkeljen e fshehtësisë së votës”.
Një emër i padëgjuar në botën politike, por i njohur në futbollin shqiptar. “Newsbomb.al” mëson se Granit Sulko është arbitër i Kolegjiumit të Lushnjës, ku gjykon kryesisht në ligat inferiore.
30-vjeçari ndodhet në ambientet e komisariatit numër 4 për procedurat e mëtejshme nga organet kompetente pasi është proceduar penalisht. Ai u arrestua sot në flagrancë nga policia pasi votoi fillimisht subjektin politik të PD-së duke filmuar votën e tij.
Por, më pas, sipas dëshmive komisionerëve pretendoi se iu prish fleta e votimit. Komisioni vendosi t’i japë një tjetër fletë votimi, teksa këtë herë ndryshoi mendje dhe votoi për LSI, sërish duke filmuar votën.
Vëzhguesi ka parë veprimin e kryer për së dyti dhe e ka bllokuar menjëherë. Më tej ka njoftuar policinë, e cila e ka arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votës”.